Politike

VIDEO/ Pas një ore në ambientet e Prokurorisë! Ish-kryetari i bashkisë Kavajë, Ervis Rroshi del nga SPAK

Mësohet se Rroshi i paraqit pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për parregullsi në tenderat e bashkisë.

12 Dhjetor 2025, 11:03 Nga M.L
VIDEO/ Pas një ore në ambientet e Prokurorisë! Ish-kryetari i
Dalja nga SPAK

TIRANA- Pas një ore në ambientet e brendshme te institucionit, ish-kryetari i bashkisë Kavajë, Ervis Rroshi ka dalë nga SPAK i shoqëruar nga avokati. Mësohet se Rroshi i paraqit pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për parregullsi në tenderat e bashkisë.

Rroshi, së bashku me 10 zyrtarë të tjerë, dyshohet se ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh përmes tenderave të rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimit të disa rrugëve.

Shkeljet u zbuluan pas një auditi të KLSH për periudhën janar 2013 – dhjetor 2014, ku u evidentuan 12 tendera problematikë, përfshirë projektet për rikonstruksionin e qendrës, rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative.

ervis rroshi spak

Sondazh

Poll