Aktualitet

VIDEOLAJM/ Forca të shumta policie e xhup me njolla gjaku! Pamje të rënda nga sherri me të plagosur pranë gjimnazit në Shkodër

Pamjet nga vendngjarja tregojnë prezencën e forcave të policisë dhe pasojat e incidentit, përfshirë një xhup të çarë dhe me njolla gjaku, i cili dyshohet se i përket njërit prej të rinjve të përfshirë.

12 Dhjetor 2025, 11:53 Nga M.L
VIDEOLAJM/ Forca të shumta policie e xhup me njolla gjaku! Pamje të
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë me thika ka ndodhur në lagjen Zdrale të Shkodrës, pranë shkollës “Shejnaze Juka”, ku disa të rinj dhe adoleshentë u përfshinë në një konflikt që përfundoi me plagosje. Pamjet nga vendngjarja tregojnë prezencën e forcave të policisë dhe pasojat e incidentit, përfshirë një xhup të çarë dhe me njolla gjaku, i cili dyshohet se i përket njërit prej të rinjve të përfshirë.

Tre të rinj janë dërguar në spital me plagë të shkaktuara nga thikat dhe sendet e forta. Mjekët bëjnë me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor./ Dosja.al

 

 

plagosje me thike ne shkoder gjimnaz shejnaze juka

Sondazh

Poll