11 Dhjetor 2025, 19:39
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD është nga ato më të paktat parti të këtij planeti që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori që në ditën e parë të themelimit të saj. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kjo parti i ka dhënë Shqipërisë pluralizmit politik, të cilën e cilësoi si dhuratën më të çmuar të shekullit, pas pavarësisë së vendit.
Lideri i opozitës u shpreh se PD u themelua si parti, në vendin e lirive dhe të drejtave të njeriut të ndaluara me kushtetutë. Ai deklaroi se PD ishte partia e parë që në shtetin e parë ateist të botës, u riktheu shqiptarëve besimet fetare.
"Të dashur miq! Ne jemi nga ato më të paktat parti të këtij planeti që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori qysh në ditën e parë të themelimit tonë. Për shembull, ne jemi, ne jemi një parti e cila në ditën e parë të ekzistencës sonë i dhamë Shqipërisë dhuratën më të çmuar të shekullit, pas pavarësisë së vendit, pluralizmit politik. Me fjalë të tjera i dhamë lirinë. Ne jemi partia që u themeluam si parti në vendin e lirive dhe të drejtave të njeriut të ndaluara me kushtetutë. Si forca politike e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe njëherazi, forca e parë politike në Europën ish-komuniste, që kërkoi qysh në themelimin e saj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Ne jemi partia e interesit kombëtar, të shqiptarëve, që shpallëm në themelimin tonë çështjen kombëtare si yllin tonë polar. Kurrë shqiptarët, kurrë Shqipëria s'ka patur një avokate më të pamposhtur të interesave të saj dhe shqiptarët një mbrojtëse të lirive të tyre sa Partinë Demokratike dhe si Partinë Demokratike. Ne jemi partia që në shtetin e parë ateist të botës, rikthyem besimet fetare të shqiptarëve. Ne jemi partia e cila pas më pak se një vit themelimi arritëm të shembim diktaturën e fundit komuniste, por dhe më teke të Europës. Ne jemi një parti e cila i dha Shqipërisë ëndrrën më të bukur të rilindasve tanë, që i dha forcën shqiptarëve të kapërcenin 45 vite shtypje. Kjo ëndërr u artikulua nga studentët liberatorë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipëria në Europë. Kjo ishte epoka që hapëm me themelimin e Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik në Shqipëri." tha Berisha./Dosja.al
sali berisha opozita shqipëria
Politike
11 Dhjetor 2025, 19:43
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nderoi themeluesit dhe kontribuuesit e PD ndër vite gjatë ceremonisë...
Politike
11 Dhjetor 2025, 19:00
E. D
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, mbajti fjalën e saj në nisjes të ceremo...
Politike
11 Dhjetor 2025, 18:23
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar mbrëmjen e sotme kund&eum...
Politike
11 Dhjetor 2025, 17:38
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka reaguar, pasi Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK. Me anë të një postimi n...
Politike
11 Dhjetor 2025, 17:29
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se ish-presidenti Ilir Meta është&nbs...
Politike
11 Dhjetor 2025, 17:22
E. D
TIRANË- Partia Demokratike feston sot 35 vjetorin e themelimit. Një ceremoni zyrtare do të organizohet sot në orën 18:00 pranë s...
Politike
11 Dhjetor 2025, 16:28
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duke folur për projektligjin “Për koncesionet dhe P...
Politike
11 Dhjetor 2025, 16:24
E. D
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Demokrati, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalë së tij në Kuvend kritikoi buxhetin e vitit 2026. Nga foltorj...
Politike
11 Dhjetor 2025, 15:55
E. D
Rovena Voda
TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë për ish-zv ministren ...
Politike
11 Dhjetor 2025, 15:49
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kur Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e te...