Aktualitet

"Presim vazhdimin e partneritetit me kreun e ri të SPAK"/ Ambasada e SHBA: Përgëzojmë Dumanin për shërbimin e pashembullt

Ata shkruajnë se integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës, ka forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

11 Dhjetor 2025, 17:47 Nga E.d
"Presim vazhdimin e  partneritetit me kreun e ri të SPAK"/
Foto Ilustruese

TIRANË- Ambasada e SHBA ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të SPAK. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada i ka uruar Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, rolin e tij të ri në krye të SPAK.  Ambasada ka përgëzuar punën e Altin Dumanin, për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK.

Ata shkruajnë se integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës, ka forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Kjo duke i bërë ata, më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. 

"Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK." shkruan ambasada./Dosja.al

ambasada altin dumani klodian braho

Sondazh

Poll