Aktualitet

Kryenin vjedhje të ndryshme në biznese, arrestohen dy persona në Durrës

Dy të arrestuarit 29 dhe 25 vjeç, të dy banues në Durrës, kanë vjedhur disa pije alkoolike, një shumë parash dhe një biçikletë.

11 Dhjetor 2025, 17:13 Nga E.d
Kryenin vjedhje të ndryshme në biznese, arrestohen dy persona në
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Durrës. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi vidhnin lekë dhe sende në zonën e plazhit në Durrës. Dy të arrestuarit 29 dhe 25 vjeç, të dy banues në Durrës, kanë vjedhur disa pije alkoolike, një shumë parash dhe një biçikletë.

Ata kanë vjedhur gjithashtu një shumë prej 3 milionë lekësh dhe një aparat telefonik. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale  “Vjedhja në bashkëpunim”. 

Njoftimi i policisë

Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të enjte në flagrancë dy persona pasi vidhnin lekë dhe sende në zonën e plazhit në Durrës. Sipas raportimeve, kanë rënë në pranga shtetasit E. H., 29 vjeç, dhe M. I., 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës. Këta shtetas u kapën në flagrancë, në kohën që po vidhnin në lokalin e shtetasit B. M., ku kishin marrë sende të ndryshme, një shumë parash dhe një biçikletë. Ndërkohë, në rrugën “Bajram Curri”, kanë marrë disa pije alkoolike dhe një biçikletë.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në një lokal bar-piceri, në pronësi të shtetasit A. G., në lagjen 13, Durrës, një shumë prej 3 milionë lekësh dhe një aparat telefonik. Shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pjesë të shumës së lekëve të vjedhura, një aparat celular dhe një biçikletë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal./Dosja.al

 

durrës policia vjedhje

Sondazh

Poll