Aktualitet

Mbledhja e KLP! Klodian Braho u zgjodh në krye të Prokurosisë së Posaçme, ja si votuan anëtarët për secilin kandidat

Klodian Braho u zgjodh me 7 vota nga anëtarët e KLP-së, ku ata që i dhanë 'besimin' ishin anëtarët Moisi Duda, Olger Eminaj, Mirela Bogdani, Ledina Riza, Erind Gërmenji, Zeqir Hoda dhe Arta Mandro.

11 Dhjetor 2025, 15:31 Nga M.L
Mbledhja e KLP! Klodian Braho u zgjodh në krye të Prokurosisë
Kandidatët

TIRANA- Pasuesi i Altin Dumanit, Klodian Braho është zgjedhur sot si drejtues i ri i SPAK me një mandat 3-vjeçar në një mbledhje që u zhvillua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, dhe zgjati rreth gjashtë orë. Klodian Braho u zgjodh me 7 vota nga anëtarët e KLP-së, ku ata që i dhanë 'besimin' ishin anëtarët Moisi Duda, Olger Eminaj, Mirela Bogdani, Ledina Riza, Erind Gërmenji, Zeqir Hoda dhe Arta Mandro.

Kandidati Adnan Xholi arriti të marrë vetëm 3 vota nga anëtarët e KLP, Sokol Stojani, Erind Mërkuri dhe Vatë Staka. Ndërkohë 1 votë shkoi për kandidatin Elvin Gokaj, e cila iu dha nga anëtari Erion Fejzulla.

Kandidatja e parë femër që kandidonte për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Votat e 11 anëtarëve të KLP:

Sokol Stojani- Adnan Xholi

Moisi Duda- Klodian Braho

Olger Eminaj- Klodian Braho

Erind Mërkuri- Adnan Xholi

Mirela Bogdani- Klodian Braho

Vatë Staka- Adnan Xholi

Ledina Riza- Klodian Braho

Erind Gërmenji- Klodian Braho

Zeqir Hoda- Klodian Braho

Arta Mandro- Klodian Braho

Erion Fejzulla- Elvin Gokaj

klodian braho kreu i ri i spak mbledhja e klp

Sondazh

Poll