Aktualitet

Shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Komunës së Parisit, arrestohen dy të rinjë në Tiranë

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu dy telefona celularë dhe një shumë parash, që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

11 Dhjetor 2025, 16:54 Nga E.d
Shpërndanin lëndë narkotike në zonën
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë. Ata janë arrestuar nga forcat blu, pasi shpërndanin kokainë në zonën e Komunës së Parisit.

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu dy telefona celularë dhe një shumë parash, që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm. Policia njoftoi se hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Target”, një aksion i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u bazua në informacione të siguruara në rrugë operative dhe çoi në ndalimin e dy personave që dyshoheshin për shpërndarje të kokainës në zonën e Komunës së Parisit.

Në pranga ranë shtetasit A. V., 23 vjeç dhe E. Dh. (K.), 33 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën në flagrancë me 250 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se ishte destinuar për shitje në lokalet e zonës. Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu dy telefona celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm. Policia njofton se hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Dosja.al

dy persona kokaina tiranë

Sondazh

Poll