Aktualitet

Kishte përshatur ambientin e një subjekti për ushtrimin e lojërave të fatit, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Gjatë kontrollit të banesës së tij në zonën ‘Don Bosko’, policia gjeti dhe sekuestroi 1 njësi kompjuterike në të cilin ishin të hapur website.

11 Dhjetor 2025, 15:45 Nga E.d
Kishte përshatur ambientin e një subjekti për ushtrimin e
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 22-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte përshtatur ambientin e një subjekti për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të banesës së tij në zonën ‘Don Bosko’, policia gjeti dhe sekuestroi 1 njësi kompjuterike në të cilin ishin të hapur website.

Këto website shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Ndaj 22-vjeçarit banues në Tiranë, rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Betfall”. Vihet në pranga administratori i një subjekti i cili e kishte përshtatur ambientin për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Sekuestrohen 1 njësi kompjuterike dhe 1 aparat celular. Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.  

Gjatë kontrollit në subjektin në administrim nga  shtetasi D. V., në rrugën ‘Don Bosko’, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 njësi kompjuterike në të cilin ishin të hapur ëebsite të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi  D. V., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./Dosja.al

tiranë 22-vjeçar lojëra fati

Sondazh

Poll