Politike

Mbahet Saimiti në Bruksel/ Meloni: Me qendrat në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur

Ende nuk ka dritë jeshile të plotë për çështjen e qendrave jashtë BE-së për të mbajtur emigrantët para riatdhesimit, por atmosfera po ndryshon.

11 Dhjetor 2025, 09:55 Nga D.S
Mbahet Saimiti në Bruksel/ Meloni: Me qendrat në Shqipëri, rruga
Giorgia Meloni

BRUKSEL- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka marrë pjesë në ditën e konferencës ndërkombëtare për të luftuar kontrabandën e emigrantëve, e mbajtur në Bruksel. Qëndrimi i saj si për luftën kundër emigracionit të paligjshëm ashtu edhe për qendrat e huaja po fiton terren në Evropë, dhe konferenca e ministrave të drejtësisë nga 27 vendet e Këshillit miratoi gjithashtu një dokument të paraqitur nga Italia dhe Danimarka për të ripërcaktuar më rreptë statusin dhe mbrojtjen e emigrantëve.

Ende nuk ka dritë jeshile të plotë për çështjen e qendrave jashtë BE-së për të mbajtur emigrantët para riatdhesimit, por atmosfera po ndryshon. Vetë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se nuk mjafton të synohet vetëm një hallkë në zinxhirin e kontrabandës së migrantëve të paligjshëm dhe për këtë arsye Europol do të marrë më shumë fonde, duke trefishuar forcën e saj të kontrollit kufitar në 30,000 oficerë.

Meloni u shpreh se Italia beson fuqimisht në këtë aleancë dhe e cilëson si një iniciativë që qeveria italiane po e çon përpara që nuk është më vetëm një iniciativë italiane, por është bërë një strategji evropiane dhe ndërkombëtare që mund të mbështetet në sinergji të strukturuara në nivele të ndryshme.

Kryeministrija Meloni thotë se është një arritje e madhe që 27 kombe i janë bashkuar deklaratës mbi nevojën për të përditësuar zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në botën komplekse të sotme.

"Jam shumë e kënaqur që Italia po luan tani një rol shumë të rëndësishëm dhe proaktiv në çështjet e emigracionit dhe sigurisë brenda Këshillit të Evropës" u shpreh ajo para konferencës ndërkombëtare./Dosja.al 

samiti bruksel qendra gjadrit giorgia meloni

Sondazh

Poll