Aktualitet

Organizonin lojëra fati në ambientet e një lokali, arrestohet pronari në Korçë! Nis hetimi edhe për dy të tjerë

Mbi pronarin e lokalit rëndojnë akuzat për veprat penale  “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

10 Dhjetor 2025, 15:42 Nga E.d
Organizonin lojëra fati në ambientet e një lokali, arrestohet
Foto ilustruse

KORÇË- Policia ka arrestuar sot një 32-vjeçar, në qytetin e Korçës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi në lokalin e tij organizoheshin lojëra fati. Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për një 26-vjeçar, i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në lokal dhe një 30-vjeçar, pasi në ambientet e lokalit ku qëndronte, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive.

Mbi pronarin e lokalit rëndojnë akuzat për veprat penale  “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Ndërsa mbi të punësuarin dhe klientin rëndon akuza për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Gjatë kontrollit fizik, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre celularë. 

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë zbuluar 2 lokale në lagjen nr. 8 në qytet, ku organizoheshin lojëra fati. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste: u arrestua në flagrancë për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasi L. Dh., 32 vjeç, banues në Korçë, pronari i një lokali ku organizoheshin lojëra fati;

nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasin M. S., 26 vjeç, banues në Korçë, i punësuar në mënyrë të paligjshme në lokalin e shtetasit L. DH. Gjatë këqyrjes së celularëve të këtyre dy shtetasve, u gjetën faqe aktive për baste sportive. 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasin H. L., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në ambientet e lokalit ku qëndronte, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia korçë lojëra fati

Sondazh

Poll