Aktualitet

Djegia e 'Audit' luksoz me vlerë rreth 100 mijë euro! PAMJET e momentit kur makina shpërthen në flakë, arrestohet i riu në Tiranë (EMRI)

Sipas hetimeve paraprake, mjeti dyshohet se është djegur për motive të dobëta. Falë veprimeve të shpejta hetimore të ndërmarra në kuadër të operacionit “Price”, policia arriti të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin Erges Shegani, 39 vjeç, banues në Tiranë.

10 Dhjetor 2025, 13:48 Nga M.L
Djegia e 'Audit' luksoz me vlerë rreth 100 mijë euro! PAMJET
Autori

TIRANA- Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i dyshuar si autori që i vuri flakën një automjeti luksoz tip Audi me vlerë rreth 100 mijë euro. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 9 dhjetorit, në rrugën “Memo Meto”, ku automjeti i 44-vjeçarit Julian Çakiri u shkrumbua nga zjarri.

Sipas hetimeve paraprake, mjeti dyshohet se është djegur për motive të dobëta. Falë veprimeve të shpejta hetimore të ndërmarra në kuadër të operacionit “Price”, policia arriti të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin Erges Shegani, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Bëhet me dije se i arrestuari ka pranuar se ka vendosur zjarrin, por pretendon se e ka bërë “pa motiv”. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se pas veprimit mund të fshihet një porosi nga një person tjetër që dyshohet se ka pasur konflikte të mëhershme për çështje pronësie me pronarin e automjetit.

NJOFTIMI;

Tiranë/Zbardhet brenda pak orësh, djegia e qëllimshme e një automjeti me vlerë rreth 100 000 euro.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip "Audi" në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit "Price", brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme./ Dosja.al

julian Çakiri erges shegani

Sondazh

Poll