Aktualitet

I riu pa leje drejtimi shkakton aksident në Tiranë dhe më pas largohet nga vendngjarja, arrestohet nga blutë

I riu ka shkaktuar aksident në rrugën "Hoxha Tashim" ku si pasojë ka përplasur dy automjete të parkuara dhe ka dëmtuar lehtë shtetasin K.H., 75-vjeç.

10 Dhjetor 2025, 13:42 Nga D.S

I riu pa leje drejtimi shkakton aksident në Tiranë dhe më pas

Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një18-vjeçar, me iniciale R.H., banues në Shkodër pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi. I riu ka shkaktuar aksident në rrugën "Hoxha Tashim" ku si pasojë ka përplasur dy automjete të parkuara dhe ka dëmtuar lehtë shtetasin K.H., 75-vjeç.

Sipas policisë, 18- vjeçari është larguar nga vendngjarja e më pas është kapur nga uniformat blu.

"Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin R. H., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi në rrugën “Hoxha Tasim”, me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur dy automjete të parkuara dhe shtetasin K. H., 75 vjeç, këmbësor, i cili është dëmtuar lehtë. Pas aksidentit, 18-vjeçari është larguar, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë“/Dosja.al

aksident

Sondazh

Poll