10 Dhjetor 2025, 13:56
Nga M.L
Foto ilustruese
FUSHË KRUJË- SPAK ka finalizuar mëngjesin e sotëm një operacion të gjerë kundër grupit kriminal "Rraja" në Fushë Krujë, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e të arrestuarve nga fisi Rraja, të ndaluar në kuadër të operacionit të SPAK, policia ka zbuluar shuma të mëdha parash që arrijnë në rreth 430 mijë euro. Prej tyre, 415 mijë ishin të ruajtura në euro, ndërsa pjesa tjetër në valutë vendase dhe dollarë amerikanë.
Përveç parave, forcat e rendit kanë sekuestruar edhe disa automjete si dhe një orë luksoze të markës Rolex.
Gjatë këtij operacioni janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar, ndërsa tre prej të arrestuarve ndodhen aktualisht në burg, ku masa e arrestit iu është komunikuar brenda qelisë. Për katër të tjerët, operacioni vijon dhe ata janë shpallur në kërkim. Në pranga janë vënë Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj.
Në burg ndodhen Islam Sefa, Algo Gjini dhe Jani Çavo, ku edhe iu është komunikuar masa tjetër e arrestit. Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku. Ndër të arrestuarit është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ka një histori të njohur për përfshirje në incidente të dhunshme dhe ngjarje kriminale të regjistruara më parë nga autoritetet./ Dosja.al
fisi rraja
Aktualitet
10 Dhjetor 2025, 13:48
M.L
Autori
TIRANA- Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i dyshuar si autori që i vuri flakën një automjeti luksoz...
Aktualitet
10 Dhjetor 2025, 13:39
M.L
Ivanka Trump
VLORA- Sazani, një masë e vogël shkëmbore në mes të Adriatikut, kohët e fundit është bër&eum...
Aktualitet
10 Dhjetor 2025, 13:10
M.L
Marvin Bushati dhe Agim Nina
FUSHË KRUJË- Dy personat që shihni në fotot e mësipërme, janë dy anëtarët e grupi...
Aktualitet
10 Dhjetor 2025, 13:03
M.L
Foto ilustruese
Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, ku shteti ka 10% të aksioneve, ka anuluar fluturimet për gjithë k...
Aktualitet
10 Dhjetor 2025, 13:00
M.L
Foto ilustruese
Pasi Komisioni Evropian publikoi raportin e tij vjetor të zgjerimit më 4 nëntor, duke dhënë vlerësime të...
Aktualitet
10 Dhjetor 2025, 12:35
M.L
Holta Zaçaj
TIRANA- Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, synon të rikthehet në një post të rë...
Aktualitet
10 Dhjetor 2025, 11:38
D.S
Foto ilustruese
FIER- Një aksident ka ndodhur në fshatin Kraps të Fierit. Policia ka vënë në pranga shtetasin me i...
Aktualitet
10 Dhjetor 2025, 11:31
M.L
Foto ilustruese
FUSHË KRUJË- Një operacion i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua...
Aktualitet
10 Dhjetor 2025, 11:12
M.L
Foto ilustruese
FUSHË KRUJË- Jani Çavo është një nga anëtarët e goditur nga SPAK në kuadër të nj&e...
Aktualitet
10 Dhjetor 2025, 11:08
I.A
Gilmando Dani
TIRANË- 35-vjeçari që u shoqërua mbrëmjen e kaluar në polici për vrasjen e Gilmando Danit në R...