Aktualitet

Goditja e grupit kriminal Rraja/ SPAK zbardh 3 episodet e trafikut të drogës, ja si bëhej transporti

Gjatë operacionit në pranga u vu edhe edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Grupi trafikoi 2 tonë marjuanë e 475 kg kokainë, duke vepruar në tre episode. 

10 Dhjetor 2025, 15:28 Nga E. D
Goditja e grupit kriminal Rraja/ SPAK zbardh 3 episodet e trafikut të
SPAK

FUSHË KRUJË- SPAK ka zbardhur detaje nga goditja e grupit kriminal Rraja, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit në pranga u vu edhe edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Grupi trafikoi 2 tonë marjuanë e 475 kg kokainë, duke vepruar në tre episode. 

Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll