Aktualitet

Përplasja me armë në Shkodër, Policia tregon dinamikën e ngjarjes: Nuk ka persona të lënduar

12 Shkurt 2020, 14:08 Nga DOSJA
Përplasja me armë në Shkodër, Policia tregon dinamikën

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht pas përplasjes me armë në lagjen Parrucë. Në një reagim paraprak, Policia bën me dije se nuk ka të lënduar por  po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 12.02.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Parruce, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet. Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, shkruan Policia.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia ka reaguar për ngjarjen dhe ka bërë me dije se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme ne shkoder policia shkoder te shtena me arme ne shkoder perplasje me arme ne shkoder policia shkoder te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll