Aktualitet

Luanin poker fshehurazi në një lokal, Policia arreston 11 persona në Tiranë (VD)

12 Shkurt 2020, 13:37 Nga DOSJA
Luanin poker fshehurazi në një lokal, Policia arreston 11 persona

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga 11 persona të cilët akuzohen se kanë lujatur poker dhe lojëra të tjera fati që janë ndaluar me ligj për prej fillimit të vitit 2019.  Në një njoftim për mediat Policia bën me dije se në pranga ka rënë dhe pronari i lokalit ku organizoheshin lojërat e fatit. 

Më tej shtohet se nisur nga informacionet e siguruara se në ambientet e një lokali me pronar shtetasin H. T., ushtrohej veprimtari e kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, në orën 00:30, të datës 12.02.2020 kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasve të lartpërmendur, të cilët po ushtronin aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit. “Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një tavolinë e përshtatur për tavolinë pokeri, sasi lekësh dhe eurosh, fisha dhe letra bixhozi, një bllok me shënime për aktivitetin në fushën e lojërave të fatit, një DVR, si dhe telefona që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara“, shtohet më tej. 

NJOFTIMI I PLOTË

Goditet një tjetër rast i organizmit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Poker”. Vihen në pranga 11 shtetas, mes tyre edhe pronari i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker”. Si rezultat i operacionit, në orët e para të mëngjesit të sotëm u kapën dhe u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzimi i krimit”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit: Xh. S., 21 vjeç, K. A., 20 vjeç, H. Ç., 24 vjeç, Sh. G., 38 vjeç, B. Ç., 30 vjeç, D. C., 21 vjeç, A. A., 35 vjeç, të shtatë banues në Tiranë dhe E. Ç., 25 vjeç, S. M., 44 vjeç dhe F. K., 42 vjeç, të tre banues në Fier. Gjithashtu,  gjatë operacionit  u arrestua në flagrancë edhe pronari i lokalit, shtetasi H. T., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.

Nisur nga informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Haxhi Kika”, në ambientet e një lokali me pronar shtetasin H. T., ushtrohej veprimtari e kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit dhe se ky shtetas kishte venë në dispozicion të kësaj veprimtarie ambientet e lokalit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan operacionin dhe gjatë kontrollit të ushtruar, në orën 00:30, të datës 12.02.2020 kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasve të lartpërmendur, të cilët po ushtronin aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një tavolinë e përshtatur për tavolinë pokeri, sasi lekësh dhe eurosh, fisha dhe letra bixhozi, një bllok me shënime për aktivitetin në fushën e lojërave të fatit, një DVR, si dhe telefona që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat  penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, të kryera në bashkëpunim.

Ditët e fundit policia ka zhvilluar disa operacione në Tiranë dhe qytete të tjera në Shqipëri, ku janë zbuluar disa persona që luajnë ende lojëra fati dhe janë arrestuar. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 11 persona ligji për lojërat e fatit policia zbulon kazinon ne tirane arrestohen 11 persona ligji për lojërat e fatit policia zbulon kazinon ne tirane

Sondazh

Poll