Aktualitet

FOTO/ Flakët përpijnë katin e dytë të banesës në Gramsh, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje

Ekipet e zjarrfikëses ndërhynë menjëherë dhe po vijojnë punën për të vënë nën kontroll flakët, të cilat kanë përfshirë katin e dytë të shtëpisë.

1 Dhjetor 2025, 15:36 Nga M.L
FOTO/ Flakët përpijnë katin e dytë të banesës
Banesa e përfshirë nga flakët

GRAMSH- Një banesë në fshatin Kukur të Gramshit u përfshi nga zjarri pasditen e sotme. Ekipet e zjarrfikëses ndërhynë menjëherë dhe po vijojnë punën për të vënë nën kontroll flakët, të cilat kanë përfshirë katin e dytë të shtëpisë.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkakun e zjarrit, por dyshimet e para lidhen me një defekt të mundshëm në instalimet elektrike të banesës. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./ Dosja.al

merr flake banesa ne gramsh

Sondazh

Poll