Sport

Kosova fiton lehtësisht ndaj Shqipërisë, në kualifikueset për Eurobasketin...

Kosova ka fituar me rezultatin 99-84 ndaj Shqipërisë, në takimin e zhvilluar në qytetin e Shkodrës, në kuadër të grupit C, për kualifikimet e Eurobasketit.

1 Dhjetor 2025, 09:30 Nga DOSJA

Kosova fiton lehtësisht ndaj Shqipërisë, në kualifikueset

SHKODER - Pas Sllovakisë, edhe Kosova ka qenë kundërshtar i vështirë për Shqipërinë në basketboll për meshkuj.

Pikërisht në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, Kosova ka fituar me një diferencë prej 15 pikësh në rezultatin total 99-84.

“Dardanët”, e nisën shumë mirë takimin, duke krijuar diferencën që në çerekun e parë, e cila ndikoi të jetë vendimtare për fitoren.

25-14 ishte rezultati i kësaj pjese, diferencë e cila u thellua në pjesën e dytë, pasi Kosova shtoi edhe 5 pikë të tjera në këtë epërsi pas fitores 19-14.

Në vijim loja më e balancuar, Shqipëria fitoi pjesën e tretë 32-30, ndërsa humbi të katërtën 25-24.

Më të mirët në këtë ndeshje ishin Dardan Berisha që shënoj 35 pikë dhe dhuroi 6 asistime, i ndihmuar nga Erjon Kastrati me 21 pikë. Te Shqipëria, Julian Hamati shkëlqeu me double-double me 19 pikë e 10 kërcime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll