Sport

Kupa e Botës në ski/ Lara Colturi nuk i ndahet podiumit, e treta edhe në Kolorado!...

Pas vendit të dytë në Levi të Finlandës dhe në Gurgl të Austrisë, Lara Colturi është e treta në Malet Kuper në Kolorado

1 Dhjetor 2025, 09:00 Nga DOSJA

Kupa e Botës në ski/ Lara Colturi nuk i ndahet podiumit, e treta edhe

SHBA - Për herë të tretë, në katër gara të Kupës së Botës në ski, Lara Colturi ngjitet në podium. E tashmë slalomi special, er cila po bëhet disiplina e saj e zakonshme.

Pas vendit të dytë në Levi të Finlandës dhe në Gurgl të Austrisë, Lara Colturi është e treta në Malet Kuper në Kolorado (SHBA).

E treta mes 30 konkurrenteve në rrëshqitjen e dytë, teksa ka fiksuar kohën 1’50”60. Në vendin e dytë gjermania Lera Durr me kohën 1’50”32, kurse në vendin e parë si gjithnjë amerikania Mikaela Shiffrin me kohën 1’48”75.

Vetëm pas një gabimi të vogël në rrëshqitjen e dytë e Lara Colturit nuk e ka ngjitur në shkallët më të larta të podiumit. Javën e ardhshme Lara Colturi do të jetë në Kanada në slalomin gjigant dhe atë special pikërisht në Trembland.

Kupa e Botës në ski/ Lara Colturi nuk i ndahet podiumit, e treta edhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll