Sport

Seferi vazhdon të bëjë atë që di më mirë, të shënojë, vjen goli i 10-të në 15 ndeshje në Turqi

Bodrumspor triumfoi 4-0 ndaj Corum, në sfidën e Ligës së parë turke.

1 Dhjetor 2025, 00:08 Nga DOSJA
Seferi vazhdon të bëjë atë që di më mirë,

TURQI - Bodrumspor triumfoi 4-0 ndaj Corum, në sfidën e Ligës së parë turke. Për Bodrumspor emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi, i cili shënoi në minutën e 87-të. Seferi, në 15 ndeshje, ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

Për të, ky është sezoni i dytë me këtë skuadër. Vlen të theksojmë se ai nuk ishte në listën e trajnerit të kombëtares, Sylvinho për ndeshjet e nëntorit ndaj Andorrës dhe Anglisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll