Sport

Çmenduri në Norvegji, pas 34 vitesh, Viking e fiton titullin kampion!...

Viking e ka fituar titullin e kampionit në elitën e futbollit norvegjez pas fitores së thellë 5-1 ndaj Valerenga

1 Dhjetor 2025, 07:30 Nga DOSJA

Çmenduri në Norvegji, pas 34 vitesh, Viking e fiton titullin

NORVEGJI - Çështja e titullit kampion në futbollin norvegjez u vendos në javpn e fundit, me Viking që nuk gaboi për të mbledhur në fund 71 pikë, një më shumë mbi Bodo/Glimt, e cila përfundoi në vendin e dytë.

Për klubin norvegjez ky është titulli i parë pas plot 34 viteve pritje, ku menjëherë pas fishkëllimës nisi edhe festa e çmendur, me tifozët që e mbushën stadiumin.

Më e bukura ishte mesazhi ndaj rivalit Bodo/Glimt, ku tifozët shpalosën një baner të bukur në të cilën shkruhej “Në ëndrrat tuaja”.

Viking ka fituar edhe një vend direkt në play-offin e Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27, ku edhe në rast që humbasin do ta kenë të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll