Aktualitet

Vrasja në Elbasan/ Range Rover-i ku u ekzekutua biznesmeni ende në vendin e ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur teksa biznesmeni po udhëtonte me automjetin e tij tip Range Rover. Autorët dyshohet se kanë hapur zjarr në drejtim të makinës, duke e lënë të vdekur në vend biznesmenin.

30 Nëntor 2025, 21:49 Nga E. D
Vrasja në Elbasan/ Range Rover-i ku u ekzekutua biznesmeni ende në
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Janë publikuar edhe pamjet e mjetit Range Rover ku u ekzekutua biznesmeni Edmond Hyka i njohur si Mondi Mahalla. Siç shihet edhe në pamjet Range Rover-i është ende në vendin ku u ekzekutua 43-vjeçari. 

Ngjarja ka ndodhur teksa biznesmeni po udhëtonte me automjetin e tij tip Range Rover. Autorët dyshohet se kanë hapur zjarr në drejtim të makinës, duke e lënë të vdekur në vend biznesmenin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa zona është rrethuar dhe po kontrollohet për prova të mundshme./Dosja.al

edmond hyka mondi mahalla

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2025, 21:11 E. D

Vrasje me armë zjarri në Elbasan

foto ilustruese ELBASAN- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Dyshohet se është &e...