Bota

TRAGJEDI në Francë/ Banesa përfshihet nga flakët, humbin jetën pesë persona

Prokuroria e Nancy-t ka hapur një hetim, ndërsa rreth 70 zjarrfikës me afro 40 mjete ndërhyrëse u angazhuan gjatë natës për shuarjen e flakëve në Neuves-Maisons, sipas Prefekturës së Meurthe-et-Moselle.

30 Nëntor 2025, 19:41 Nga E. D
TRAGJEDI në Francë/ Banesa përfshihet nga flakët, humbin
banesa e djegur

FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku si pasojë pesë persona humbën jetën. Bëhet me dije se një zjarr i fuqishëm përfshiu një banesë në një qytet të vogël në Francën lindore, duke përfunduar me tregjedi. 

Prokuroria e Nancy-t ka hapur një hetim, ndërsa rreth 70 zjarrfikës me afro 40 mjete ndërhyrëse u angazhuan gjatë natës për shuarjen e flakëve në Neuves-Maisons, sipas Prefekturës së Meurthe-et-Moselle.

Gjithshtu një person i gjashtë u trajtua në spital, pasi kishte thithur shumë tym, por është jashtë rrezikut për jetën. Siç raportojnë mediat vendase, viktimat janë një çift dhe tre të rinj të moshës 17 deri në 20 vjeç, që dyshohet të jenë djali i çiftit dhe dy miqtë e tij./Dosja.al

france zjarr

Sondazh

Poll