Bota

"Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën"! Zelenskyy bisedë telefonike me shefin e NATO-s

Ai gjithashtu deklaroi se ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa shtoi se e ka siguruar se mbështetja e BE nuk do të mungojë.

30 Nëntor 2025, 19:18 Nga E. D
"Ditë të rëndësishme po vijnë për
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Zelenskyy theksoi se ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën.

Ai gjithashtu deklaroi se ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa shtoi se e ka siguruar se mbështetja e BE nuk do të mungojë.

“Këto janë ditë të rëndësishme dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë. Ne po i koordinojmë ngushtë aktivitetet tona dhe aktivitetet me të gjithë partnerët. Po bisedojmë për masat e përbashkëta, qëndrimet e përbashkëta që kam besim se do të jenë jashtëzakonisht efektive”, deklaroi Zelenskyy./Dosja.al

 

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll