Bota

Papa Leoni XIV mesazh paqeje nga Libani: T’i jepet fund konflikteve në botë! E ardhmja e njerëzimit në rrezik

Papa fluturoi nga Turqia, ku ka qenë për vizitë prej katër ditësh dhe paralajmëroi se e ardhmja e njerëzimit ishte në rrezik për shkak të konflikteve të përgjakshme në botë.

30 Nëntor 2025, 16:55 Nga E. D
Papa Leoni XIV mesazh paqeje nga Libani: T’i jepet fund konflikteve
Papa Leoni

LIBAN- Papa Leoni XIV ka mbërritur në Liban sot, ku u prit nga Presidenti i Republikës Libaneze dhe pirtet që të qëndrojë në Liban deri më 2 dhjetor. Papa fluturoi nga Turqia, ku ka qenë për vizitë prej katër ditësh dhe paralajmëroi se e ardhmja e njerëzimit ishte në rrezik për shkak të konflikteve të përgjakshme në botë.

Gjithashtu ai dënoi dhunën dhe bëri thirrje për paqe. Pak para mbërritjes në Bejrut, qytetarë të shumtë u mblodhën përgjatë rrugëve nga aeroportit në pallatin presidencial, duke valëvitur flamuj libanezë dhe të Vatikanit.

Libani, i cili ka pjesën më të madhe të të krishterëve në Lindjen e Mesme, dhe është tronditur nga përhapja e konfliktit në Gaza, ndërsa Izraeli dhe grupi militant shiit libanez mysliman Hezbollah hynë në luftë, duke kulmuar në një ofensivë shkatërruese.

Komunitetet e ndryshme të Libanit gjithashtu e mirëpritën udhëtimin e papës, me klerikun kryesor druz, Sheikh Sami Abi al-Muna, i cili tha se Libani ka nevojë për shkëlqimin e shpresës që përfaqëson vizita e tij./Dosja.al

papa leoni

Sondazh

Poll