Papa Leoni XIV mesazh paqeje nga Libani: T’i jepet fund konflikteve në botë! E ardhmja e njerëzimit në rrezik
Papa Leoni LIBAN- Papa Leoni XIV ka mbërritur në Liban sot, ku u prit nga Presidenti i Republikës Libaneze dhe pirtet që t&e...
Gjatë protestës, fermerët kërkojnë pagesën e menjëhershme të dëmshpërblimeve dhe zgjidhjen e problemeve që prekin prodhuesit e vegjël dhe të mesëm.
GREQI- Fermerët në Greqi janë mbledhur në protestë duke bllokuar rrugët këtë të diele. Ata janë mbledhur në autostradën Athinë-Selanik duke e bllokuar në të dyja drejtimet. Gjatë protestës, fermerët kërkojnë pagesën e menjëhershme të dëmshpërblimeve dhe zgjidhjen e problemeve që prekin prodhuesit e vegjël dhe të mesëm.
Fermerë nga Farsala, Tyrnavos, Elassona, Larissa, Platykambos, Agia dhe Magnesia u bënë bashkë, ndërsa u mbështetën edhe nga punëtorë, anëtarë të Qendrës së Punës dhe studentë. Për disa orë bllokuan trafikun, gjithashtu fermerët arritën të thyenin bllokadat dhe të hynin në autostradën kombëtare.
Dy oficerë policie u plagosën në sulmet në vendngjarje, të cilët u dërguan në spital për ndihmën e parë, si dhe dy fermerë u raportuan se u plagosën pas përleshjeve. Gjithashtu sipas mediave greke, sindikalisti i njohur i fermerëve, Christos Sideropoulos, u dërgua në spital pasi humbi ndjenjat nga gazi lotsjellës.
Qarkullimi në disa akse rrugore mbetet i kufizuar, ndërsa protestat pritet të zgjasin deri më 5 dhjetor dhe mund të përfshijnë edhe bllokime portesh e doganash. Policia në Thesali ka vazhduar me rregullimin e trafikut, ndërsa janë bërë tre arrestime.
Sipas ELAS-it, dy persona u arrestuan në Larissa, njëri akuzohet për dhunë ndaj zyrtarëve dhe zyrtarëve gjyqësorë, dëmtim të pronës së të tjerëve dhe rezistencë, ndërsa i dyti akuzohet për dëmtim të pronës së të tjerëve. Ndërkohë arrestimi i tretë u zhvillua në kryqëzimin e Nikaias dhe ka të bëjë me lëndime trupore, dhunë ndaj zyrtarëve dhe rezistencë./Dosja.al
Papa Leoni LIBAN- Papa Leoni XIV ka mbërritur në Liban sot, ku u prit nga Presidenti i Republikës Libaneze dhe pirtet që t&e...
ITALI- Fluska dhe shkumë në sipërfaqen e Detit Baltik. Kur fotot e para të zonës u publikuan disa orë pas shkatërrimit t&eu...
Foto ilustruese KINA- Policia tha se numri i të vdekurve nga zjarri, që shkatërroi një kompleks apartamentesh në Hong Ko...
Foto ilustruse IZRAEL- Ushtria izraelite ka njoftuar të dielën se katër persona të armatosur palestinezë u vranë në ...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka paraqitur një kërkesë zyrtare për falje Presidentit...
Foto ilustruse Shtetet e Bashkuara njoftuan për ndalimin e të gjitha kërkesave për imigrim që lidhen me Afganistanin pasi një...
Foto ilustruse Dezertimi, shmangia e rekrutimit dhe mosha minimale prej 25 vjetësh e shërbimit të detyrueshëm ushtarak kanë kontri...
Foto ilustruse SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni. Disa persona të armatosur dhe të panjohur kan&eum...
Pamjet UKRAINË- Ushtria ukrainase ka njoftuar se kishte goditur rafinerinë e naftës Afipsk në rajonin Krasnodar t&e...
Pamje nga vendngjarja HOLANDË- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Holandë, ku dy vëllezër i kanë...