Aktualitet

Bllokohet kalimi në Kakavijë/ Protestat e fermerëve grekë priten të zgjasin deri më 5 dhjetor

Pavarësisht bllokimit, qarkullimi në Pikën Kufitare të Kakavijës ka qenë i qetë, pasi shumica e udhëtarëve kanë qenë të informuar mbi protestat dhe nuk kanë zgjedhur të kalojnë në këtë fashë orare, duke shmangur kështu vonesat.

30 Nëntor 2025, 19:03 Nga E. D
Bllokohet kalimi në Kakavijë/ Protestat e fermerëve grekë
Kakavijë

KAKAVIJË- Kalimi në në aksin rrugor Kakavijë–Janinë është bllokua plotësisht mbrëmjen e sotme. Bllokimi ka nisur nga ora 18:00  deri në 22:00, si pjesë e protestave të fermerëve grekë që po zhvillohen në të gjithë vendin. Ndërprerja e qarkullimit u aplikua për të gjitha automjetet, përveç mjeteve me emergjenca shëndetësore.

Pavarësisht bllokimit, qarkullimi në Pikën Kufitare të Kakavijës ka qenë i qetë, pasi shumica e udhëtarëve kanë qenë të informuar mbi protestat dhe nuk kanë zgjedhur të kalojnë në këtë fashë orare, duke shmangur kështu vonesat.

Protestat e fermerëve grekë pritet të zgjasin deri më 5 dhjetor, ndërsa ata kanë paralizuar segmente të rëndësishme rrugore, porte dhe pika doganore në të gjithë Greqinë./Dosja.al

kakavije

Sondazh

Poll