Aktualitet

"Më la armën me 20 fishekë..."/ Dëshmia tronditëse e Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt: Naimi e çeli xhamin, unë qëllova! Më thoshte gjuj gjuj

Për vrasjen janë duke u gjykuar ish-bashkëshorti i saj Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Dëshmia e Granit Plavës, e përfshirë në dokument, hedh dritë mbi rolin e Naim Murselit në përgatitjen e armës dhe momentet para vrasjes.

30 Nëntor 2025, 14:58 Nga E. D
"Më la armën me 20 fishekë..."/ Dëshmia
Liridona Ademaj, Naim Murseli, Granit Plav

KOSOVË- Të shtunën u mbushën dy vite nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, ngjarje që goditi gjithë opinionin publik. Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në makinën me të cilën po udhëtonte së bashku me djemtë dhe bashkëshortin, Naim Murseli, i akuzuar për porositjen e elimimimit.

Për vrasjen janë duke u gjykuar ish-bashkëshorti i saj Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Dëshmia e Granit Plavës, e përfshirë në dokument, hedh dritë mbi rolin e Naim Murselit në përgatitjen e armës dhe momentet para vrasjes.

Ai tregon se takimet me Naim Musrelin kishin nisur dy ditë më herët, ndërsa ditën e krimit ishin nisur së bashku drejt Prishtinës. Sipas Plavës, arma dhe municioni i ishin dorëzuar nga vetë Murseli. Plava në dëshminë e tij rrëfen me detaje lëvizjet e orëve të fundit, duke treguar se kishte pritur udhëzimet e Naimit në vazhdimësi. Ai tregon se ndjekja e çiftit Naimit dhe Liridonës me fëmijë ishte bërë sipas planit të Murselit. Plava thotë se Naim Murseli i kishte lënë armën me 5 fishekë në fole, plus 15 të tjerë.

“Dy ditë më herët, nëpërmjet Kushtrimit, unë u pata taku me Naimin, patëm dalë natën edhe patëm pi. Ditën kritike unë u zgjova në mëngjes, edhe Naimi kah ora 9:30 – 10:00 ka ardhë më ka marrë edhe jena nis për në Prishtinë. Ai ka ec përpara me kerr, unë përmas. Jemi ndal të pompa … edhe aty ma ka lonë allatin e 5 fishekë në shanzher dhe 15 fishekë të tjera. Tani jemi nis për në Prishtinë, ndërkohë ma ka qitë ni kafe edhe mu më ka ardhë qajo energjia madhe”, ka thënë Granit Plava në dëshminë e tij, raportojnë mediat në Kosovë.

E kom përcjellë ato deri te shpija e vet edhe e kena pa venin, tani une kom dalë në rrugë e kom njek përmas Naimin, se ai ka pasë mi marrë grunë edhe fmin edhe me dalë në darkë. Une gjithë jom konë përmas, po mas tina u shku teposhtë ka pas ni aksident të trafikut, une i rashë ni rrugës tjetër se u tuta që po më nxen policia e kisha pi marihuanë. Ma ka shkru Naimi edhe ma ka vet ku je, tani ma ka qu lokacionin me ka prit te shitorja, une tani e kom nxon rrugës.

Kur kemi mri te kafja në Graçanicë ai ka hi me familjen e vet, une kom nejt aty në kafe edhe i pritsha instruksionet, tani me ka shkru Naimi me ka thanë ‘po qohmi?’. Kur kanë dalë prej kafes une jom kan mas tyne, kom mri, jena mri te veni ngat shpise së Naimit, une e kom kan kerrin, edhe kur ai u nal i kom dalë përpara, ate e kan qel xhamin pak edhe kom unë e kom qellu në drejtim të asaj grusë. Naimi thojke “gjuj gjuj” po une u nisa drejt teposhtë edhe me kerr kom mri në shpi. Mas nja ni ore kom mri në shpi kom ra kom flejt, të nesërmen kom marrë vesh që ajo ka dek. Mas dy ditëve ka ardhë policia edhe më kanë arrestu," ka deklaruar Granit Plava. 

Si ndodhi ngjarja?

Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Bërrnicë të Prishtinës u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, me skenarin e dyshuar se bashkëshorti i saj porositi vrasjen. Atë natë, 29 nëntor 2023, 30-vjeçarja ndodhej në automjet me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj. Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, me urdhër të Murselit i cili i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së.

Ata u arrestuan ditën ku u varros Liridona, ndërsa ajo që e rëndoi këtë ngjarje ishte se vetë bashkëshorti i saj mori pjesë në ceremoninë mortore duke pritur ngushëllimet për vrasjen që ai vetë kishte porositur. Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale "Vrasje e rëndë”. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk duhet dihet ende, ndërsa në Prokurorinë e Kosovës janë disa pista, të cilat u aluduan gjerësisht në media./Dosja.al

liridona ademaj naim murseli granit plava

Sondazh

Poll