30 Nëntor 2025, 16:35
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se mëngjesin e 30 nëntorit, autoritetet e Serbisë kanë arrestuar dhe e kanë liruar pas disa orësh një ish-pjesëtar të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit, Nexhat Pireva, që kishte shërbyer në Policinë e Kosovës për rreth 14 vjet, u arrestua mëngjesin e së dielës në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. Ai po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre, tha MPJD-ja.
“Pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, zoti Pireva është liruar dhe aktualisht ndodhet në liri”, u tha në njoftim.
MPJD-ja tha se dënon “veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, të cilat përbëjnë keqtrajtim të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe janë në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve”. Kjo ministri përsëriti thirrjen për shtetasit e Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë.
Arrestimi dhe më pas lirimi i Pirevës vjen vetëm disa ditë pasi autoritetet në Serbi arrestuan një shtetas të Kosovës, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. MPJD i ka kërkuar informacione Serbisë për Avni Qenajn nga fshati Romajë i Prizrenit, i cili kishte qenë luftëtar i brigadës 138 Agim Ramadani në Koshare.
Serbia e akuzon atë për “krime lufte” në Koshare. Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës./REL
ministria e punëve të jashtme dhe diasporës serbi kosove
Aktualitet
30 Nëntor 2025, 16:05
E. D
Dorian Puka
ANGLI- Gazeta britanike, Daily Mail i ka kushtuar sërish një artikull shqiptarit Dorian Puka, ku e cilëson si&nbs...
Aktualitet
30 Nëntor 2025, 15:47
E. D
foto ilustruese
LUSHNJE- Një aksident raportohet se ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se një automjet tip Toyot...
Aktualitet
30 Nëntor 2025, 15:31
E. D
Erzen Uka
OROSH- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Orosh të Fushë-Arrëzit, ku dy persona, ...
Aktualitet
30 Nëntor 2025, 15:27
E. D
permbytjet
LEZHË- Qetësia e mbrëmjes së 19 nëntorit në fshatin Rrilë të Lezhës u thye në orën 21:00...
Aktualitet
30 Nëntor 2025, 15:14
E. D
pamje nga vendngjarja
ELBASAN- Radhë të gjatë kilometrike janë raportuar ditën e sotme në aksin Librazhd-Elbasan. Si&cc...
Aktualitet
30 Nëntor 2025, 14:58
E. D
Liridona Ademaj, Naim Murseli, Granit Plav
KOSOVË- Të shtunën u mbushën dy vite nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, ngjarje ...
Aktualitet
30 Nëntor 2025, 14:48
E.d
Foto ilustruse
DIBËR- Jetmir Uta 24 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënje me dhunë me një 18-vje&cce...
Aktualitet
30 Nëntor 2025, 14:46
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit në lagjen “Vullnetari”, k...
Aktualitet
27 Nëntor 2025, 18:57
I.A
mbeturinat
SHBA- Media prestigjoze “New York Times” ka shkruar sot lidhur me një rast të pazakotë grumbulli mbetjesh në bri...
Aktualitet
30 Nëntor 2025, 12:25
E.d
Foto ilustruse
FIER- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 49-vjeçar, në qytetin e Fierit. I arrestuari është&nb...