Aktualitet

Abuzoi seksualisht me 18-vjeçaren! Jetmir Uta kërcënoi të renë me publikimin e fotove dhe videove: Kam video dhe fotot e tua nëse nuk më takon, do t’i publikoj...

Viktima tha se ditën e ngjarjes ka qenë nën shoqërinë e të motrës, por më pas është ndarë nga ajo dhe ka hipur në makinën e Jetmir Utas. 

30 Nëntor 2025, 14:48 Nga E.d
Abuzoi seksualisht me 18-vjeçaren! Jetmir Uta kërcënoi të
Foto ilustruse

DIBËR- Jetmir Uta 24 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënje me dhunë me një 18-vjeçare, është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.  Sipas asaj çfarë raporton Top Channel, 18-vjeçarja ka dëshumar në polici se Uta e ka kërcënuar me disa foto dhe video të saj. Kjo duke i kërkuar me presion takim me të ose në të kundërt ka thënë se do t’i publikonte ato. E reja e ka bërë denoncimin në polici, në pari të nënës së saj. 

“Nuk e njihja, më shkroi në ëhatsupp një person me këtë numër (që i përket policit), ku më thotë ‘kam video dhe foto të tuat’, nëse nuk më takon, do t’i publikoj”, ka thënë ajo.

Viktima tha se ditën e ngjarjes ka qenë nën shoqërinë e të motrës, por më pas është ndarë nga ajo dhe ka hipur në makinën e Jetmir Utas.  Menjëherë pas denoncimit të bërë nga e reja, ai është larguar drejt  Kosovës, në mënyrë që ti shpëtonte policisë. 24-vjeçari është arrrestuar ditën e djeshme, sapo ka hyrë në territorin vendas.

Në lidhje me këtë ngjarje akuzohet edhe kunati i tij. Kjo pasi, dyshohet se ai e ka përkrahur autorin e krimit. Gjithashtu nën hetim është vendosur dhe e ëma e Jetmir Utas, pasi dyshohet se ka kërcënuar familjen e viktimës në mënyrë që ata të tërheqin denoncimin. Policia po heton më shumë mbi ngjarjen./Dosja.al

 jetmir uta  24 vjeç abuzim seksual

Sondazh

Poll