Aktualitet

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë/ ‘Toyota’ përplaset me makinën e OSSHE, shpërthen në flakë mjeti

Mësohet se një automjet tip Toyota ka përplasur nga pas një fuoristradë të OSSHE Lushnje dhe është përfshirë nga flakët.

30 Nëntor 2025, 15:47 Nga E. D
Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë/ ‘Toyota’
foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident raportohet se ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se një automjet tip Toyota ka përplasur nga pas një fuoristradë të OSSHE Lushnje dhe është përfshirë nga flakët. Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer në flakë dhe është bllokokuar i gjithë qarkullimi.

Konkretisht mjeti drejtohej nga një nënë, e cila kishte pasagjerë dy fëmijët e saj, por fatmirësisht askush nga ata nuk ka mbetur i lënduar.  Ndërkohë Forcat e policisë dhe zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për normalizimin e qarkullimit në segmentin e bllokuar./Dosja.al

aksident ne aksin lushnje-rrogozhine

Sondazh

Poll