Aktualitet

"Ai e dinte se ku i mbanin lekët"! Burri i helmoi prindërit me valium dhe i grabiti, flet gruaja: Jemi ende të shokuar! U kishte dhënë gota me lëng per t'i pirë...

Bashkëshortja e Ismail Kllogjerit ka rrëfyer historinë në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ku tregoi se familja është ende e shokuar nga ajo që ka ndodhur.

28 Nëntor 2025, 13:01 Nga M.L
"Ai e dinte se ku i mbanin lekët"! Burri i helmoi prindërit
Foto nga emisioni

LIBRAZHDNgjarja e rëndë në Librazhd, ku një 36-vjeçar dyshohet se u ka dhënë prindërve të bashkëshortes një dozë të lartë valiumi për t’u vjedhur më pas pensionet, vijon të tronditë opinionin publik. Bashkëshortja e Ismail Kllogjerit ka rrëfyer historinë në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ku tregoi se familja është ende e shokuar nga ajo që ka ndodhur.

Sipas saj, ngjarja ka tronditur jo vetëm marrëdhënien bashkëshortore, por edhe besimin e saj te partneri, pasi ajo e konsideron të pafalshme çdo veprim që vë në rrezik jetën e prindërve.

Nga rrëfimi i saj rezulton se e ëma kishte qenë në banesën e çiftit ditën e ngjarjes, ku 36-vjeçari i kishte shërbyer ushqim dhe pije. Më pas, sipas dëshmisë së nënës, ajo ka humbur kujtesën për atë çfarë ka ndodhur, duke dyshuar se medikamenti i është dhënë pa dijeni.

DEKLARATA;

“Të gjithë janë të shokuar nga ngjarja. Kjo është një gjë që nuk falet. Imagjino, mund të ma bëjë mua këtë gjë dhe fëmijëve të mi. Ai tha se ishte penduar. Tani do shoh punën time. Më dhimbsen prindërit e mi. Çfarë do lloj gjejë nuk falet se rrezoi jetën e prindërve. Mami më tregoi se; i kishte ndihmuar me disa punë. Kishin ngrënë drekë dhe ai i kishte dhënë nga një gotë me lëng. Ajo kishte thënë se nuk donte, se di nëse ia ka dhënë me zor. Ajo nuk mban mend. Unë kur shkuam në spital i thash; mos e kë bërë ti?! Ai ma mohoi dhe më tha që; jo se kam bërë, i kam dashur, i kam respektuar. Besoj se ai e ka bërë. Vështirë ishim nga gjendja ekonomike. Se mund të ketë marrë dhe ndonjë borxh. Se unë s’kam ditur gjë. Ai e dinte se ku i mbanin lekët. Mami i mbante paratë në gjoks. Ata merrnin pension. Prindërit më thanë; ti e di, bëj çfarë të duash. Ti e di”, tha ajo.

Sondazh

Poll