Aktualitet

Të shtënat me armë në Kukës, Policia: Fasada e biznesit u dëmtua natën

Mësohet se me armë gjatë natës është shtënë në biznesin e një personi me inicialet L.O.

28 Nëntor 2025, 12:11 Nga I.A
Të shtënat me armë në Kukës, Policia: Fasada e biznesit
Policia

TIRANË- Policia ka reaguar në lidhje me të shtënat me armë gjatë natës në Kukës. Mësohet se me armë gjatë natës është shtënë në biznesin e një personi me inicialet L.O. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që autorët ende nuk dihet. 

Njoftimi i Policisë:

Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Dosja.al

te shtena me arme ne kukes

Sondazh

Poll