Aktualitet

"Nuk e pranonte, u zumë..."/ Burri i helmoi prindërit me valium dhe i grabiti, jep dëshminë gruaja në Librazhd: Mami më tregoi që e bëri ky! Mua më tha që mora 25 mijë lekë nga...

Ajo deklaroi se bashkëshorti i saj, Ismail Kllogjeri, nuk ka pranuar asnjëherë përfshirjen në këtë ngjarje, çka ka shkaktuar tensione dhe debate të forta mes tyre.

28 Nëntor 2025, 12:46 Nga M.L

 

"Nuk e pranonte, u zumë..."/ Burri i helmoi prindërit me
Foto nga emisioni

 

LIBRAZHD- Vajza e familjes nga Librazhdi, e prekur nga ngjarja ku dhëndri dyshohet se i dha nënës së saj një sasi të lartë valiumi për t’i marrë pensionet e disa muajve, ka treguar sot versionin e saj në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24. Ajo deklaroi se bashkëshorti i saj, Ismail Kllogjeri, nuk ka pranuar asnjëherë përfshirjen në këtë ngjarje, çka ka shkaktuar tensione dhe debate të forta mes tyre.

Sipas saj, nëna kishte qëndruar natën e fundit në banesën e çiftit dhe lajmin e ngjarjes e kishte mësuar kur Kllogjeri ishte kthyer nga puna, duke pretenduar se ushqimet që kishte sjellë i kishte blerë me pagën e vet.

Vajza shtoi se ka mësuar të vërtetën nga nëna, e cila i kishte thënë se gjithçka ishte organizuar nga dhëndri. Pas rrëfimit të së ëmës, ajo i ka bërë të qartë bashkëshortit se, nëse rezultonte i përfshirë, martesa e tyre do të përfundonte.

DEKLARATA;

“Më njoftoi vëllai në telefon se prindërit ishin keq. Një ditë para se të ndodhte ngjarja, e kisha mamin për ditëlindjen e djalit. Më pas iku ditën tjetër. Por kur iku në shtëpi, telefonin e kishte fikur. Mami erdhi në mëngjes, dhe më pas e përcolli ai te furgoni. Mami nuk e kujton se çfarë bisede kanë bërë. Mami nuk kishte telefon, se ishte fikur. Ai u kthye pas pune ditën tjetër. Nuk kuptova asgjë. Në darkë kisha dhe nipin dhe mirë kaluam. Në mëngjes më thotë do iki në punë. Kur erdhi në orën 16:00 na puna, solli ca ushqime dhe më tha mora 25 mijë lekë në punë. Nuk e di se të kujt ishin lekët. Solli ushqimet dhe doli për kafe. Isha vetëm me fëmijët kur mora vesh lajmin. E lajmërova në telefon dhe erdhi direkt, më tha; si ka mundësi. Gjeti taksi dhe shkuam në Elbasan. Babi nuk përmendjen fare. Doktorët tentonin ta përmendnin. Mami hapi pak sytë. Vetëm mua më shikonte. Më tha mami; ishte Ismaili rroi babin. I thash burrit që; nëse ti ke punë në këtë çështje, harroi fëmijët dhe mua. Nuk e pranoi atë natë ai. Nuk e pranoi. U zumë u bëmë. Erdhi me mua prapë në Tiranë. Nuk u afrua te spitali se kishte frikën e vëllait tim se vëllai më thoshte që; e ka bërë ai. Mami e tha disa herë këtë gjë, që e bëri burri. Mami im flet, por mezi ecën. Babi nuk ngrihet fare nga krevati. Kjo gjë e dëmtoi, rri ulur. Babi vuan nga tensioni, nga skleroza. Para dy vitesh, vëllai im rrëmbeu për grua motrën e Ismailit, por ajo nuk është mirë mendërisht. Dhe këtu Ismaili shkoi e dëmtoi, e dhunoi, sa vëllai im përfundoi te Trauma. Ismaili u dënua me arrest shtëpie. Nusja e vëllait tim nuk flet me të vëllanë, pra motra e Ismailit. Shyqyr që erdhën ata nga Greqia, se nuk do të kishin shpëtuar”, tha ajo.

ismail kllogjeri

Sondazh

Poll