Aktualitet

Vodhën automjete vitprodhim të viteve të fundit në Gjermani e Bullgari! Shpallen në kërkim dy persona në Tiranë, blutë sekuestrojnë "Audi" me vlerë mbi 100 mijë euro

Si rezultat i vijimësisë së operacionit të koduar “Stolen Line”, blutë bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dy persona me inicialet V.M., dhe J.C.

28 Nëntor 2025, 11:30 Nga M.L

Vodhën automjete vitprodhim të viteve të fundit në Gjermani

TIRANA- Policia e Tiranës ka sekuestruar ditën e sotme dy automjete të tjera, një Audi A6 dhe AudiA5, me vlerë rreth 105 mijë euro. Si rezultat i vijimësisë së operacionit të koduar “Stolen Line”, blutë bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dy persona me inicialet V.M., dhe J.C.

Sakaq mësohet se automjetet e sekuestruar janë prodhime të viteve të fundit ku edhe një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, të cilat arrinin vlerën 110 mijë euro.

Njoftimi:

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.

Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.

Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;

Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

Sondazh

Poll