Aktualitet

Të shtëna me armë në Kukës, qëllohet fasada e biznesit

Ngjarja e ndodhur është zbuluar vetëm në orët e para të mëngjesit, kur pronari i biznesit ka shkuar në punë.

28 Nëntor 2025, 12:11 Nga I.A
Të shtëna me armë në Kukës, qëllohet fasada e
Foto Ilustruese

KUKËS- Të shtëna me armë dyshohet se kanë ndodhur gjatë natës në Kukës. Mësohet se është qëlluar drejt një biznesi me armë. 

Ngjarja e ndodhur është zbuluar vetëm në orët e para të mëngjesit, kur pronari i biznesit ka shkuar në punë. Në këtë kohë ai ka parë gëzhojat në tokë. Nga të shtënat me armë, është dëmtuar vetëm fasada e biznesit. /Dosja.al

te shtena me arme ne kukes

Sondazh

Poll