Politike

Takimi i Salianjit me demokratët/ Bardhi e quajti kafe mes kolegësh, Alimehmeti: Statuseve në FB s’u përgjigjem! Mundësia për të folur në PD nuk ka qenë

Në fund, Alimehmeti nënvizoi se Lënia pa diskutuar e demokratëve sjellin situata si këto.

27 Nëntor 2025, 21:46 Nga E. D

Takimi i Salianjit me demokratët/ Bardhi e quajti kafe mes

TIRANË- Ilir Alimehmeti ka reaguar, pasi kreu i grupit Gazmend Bardhi e quajti takimin në selinë blu të anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji dhe disa demokratëve të tjerë "kafe mes kolegësh". I ftuar në emisionin, "Top Story", Alimehmeti, duke iu përgjigjur deklaratës së Bardhit tha se statuseve në Facebook nuk u jep koment.

Alimehmeti theksoi ndër të tjera se mundësia për të folur në Partinë Demokratike nuk ka qenë. Në fund, Alimehmeti nënvizoi se Lënia pa diskutuar e demokratëve sjellin situata si këto.

“Të them të drejtën dhe unë statuseve në FB nuk komentoj, po të donte të na thërriste Këshilli Kombëtar do shkoja, pra mundësia për të fol nuk ka qenë. Lënia pa diskutuar e demokratëve sjellin situata si këto, që kemi një qeveri të kalbur që nuk hidhet dot në tokë, dhe një opozitë që nuk sjell dot njerëz. Pse arritëm në mbledhjen e kësaj tryeze? Kjo pyetje u duhet bërë atyre. Ata nuk e kanë bërë dhe i kanë larguar njerëzit, ne thjeshtë vazhdojmë punën, të kuptojmë ku jemi dhe ku janë problematikat”, tha Alimehmeti./Dosja.al

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll