Politike

PD paditi dekretimin e ministres Diella/ Gjykata Kushtetuse kalon çështjen për diskutim

Partia Demokratike ka paditur dekretin për ngritjen dhe funksionimin e Ministres Virtual të Inteligjencës Artificiale, të vendit Diella. 

27 Nëntor 2025, 18:41 Nga E.d
PD paditi dekretimin e ministres Diella/ Gjykata Kushtetuse kalon
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kaluar çështjen e dekretimit të ministres Diella për diskutim. Partia Demokratike ka paditur dekretin për ngritjen dhe funksionimin e Ministres Virtual të Inteligjencës Artificiale, të vendit Diella. 

Në padinë e dorëzuar Gjykatës Kushtetuese kërkohet: “Shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për emërimin e Kryeministrit”, nr.331, date 12.09.2025, te Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, te Dekretit “Për emërimin e Këshillit te Ministrave”, nr.333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”./Dosja.al

pd diella gjk

Sondazh

Poll