Politike

"Shpresoj që të kemi një qeveri të fortë"/ Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 28 dhjetor, Osmani: Festat e nëntorit janë të veçanta, pavarësisht situatave politike

Ajo u shpreh e bindur se edhe këto zgjedhje do të zhvillohen pa probleme dhe shpreson se vendi duhet të formojë qeverinë menjëherë pas zgjedhjeve.

27 Nëntor 2025, 20:45 Nga E. D
"Shpresoj që të kemi një qeveri të fortë"/
Vjosa Osmani

SHKODËR- Presidentja Vjosa Osmani deklaroi gjatë vizitës saj në Shkodër se përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë proces i zakonshëm për çdo vend demokratik dhe se Kosova ka një demokraci elektorale “jashtëzakonisht të fortë”.

Ajo u shpreh e bindur se edhe këto zgjedhje do të zhvillohen pa probleme dhe shpreson se vendi duhet të formojë qeverinë menjëherë pas zgjedhjeve. Ndërsa, sa i përket festave, Presidentja theksoi se ato mbeten të paprekura nga zhvillimet politike.

“Festat e nëntorit janë të veçanta, pavarësisht situatave politike. Përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme janë normale në një vend demokratik. Kosova ka demokraci elektorale jashtëzakonisht të fortë dhe besoj se edhe këto zgjedhje do të shkojnë mirë. Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi një qeveri. Natyrisht, kjo nuk e ndal festën e 28 nëntorit”, tha Osmani./Dosja.al

vjosa osmani

Sondazh

Poll