Politike

Bashkëpunim PD- PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Bardhi: Nuk ka asnjë bashkëpunim! Kur të mbushet një afat i caktuar...

Bardhi tha se reforma në drejtësi nuk e arriti objektivin e saj, pasi shqiptarët po marrin drejtësi të vonuar dhe kjo gjë sipas tij, tregon që nuk ka efikasitet.

27 Nëntor 2025, 21:42 Nga E. D

 

Bashkëpunim PD- PS për të ndryshuar reformën në
Gazment Bardhi

 

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi. I ftuar në emisionin “Opinion” Bardhi tha se reforma në drejtësi nuk e arriti objektivin e saj, pasi shqiptarët po marrin drejtësi të vonuar dhe kjo gjë sipas tij, tregon që nuk ka efikasitet.

“Nuk ka asnjë bashkëpunim. Kur të mbushet një afat i caktuar i një reforme organet këshillimore, në këtë rast Komisioni i Venecias, mund të bëjnë një analizë për gjërat që nuk shkojnë. Qëllimi i reformës në drejtësi ishte të realizonte tre shtyllat kryesore, një nga ato është efikasiteti i sistemit, që do të thotë që qytetarët të paraqiten e sot e të marrin për një muaj drejtësinë. Sot qytetari paraqitet sot dhe drejtësinë e  merr pas 19 vitesh”, tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll