Politike

Mblidhen për draftin e Kodit të ri Penal ministrat Lamallari e Pirdeni: Ministria e Drejtësisë garanton një proces transparent, do të kemi një produkt shumë cilësor

Fokusi i saj ishin veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga zyrtarët publikë ose në shërbim publik dhe kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit.

27 Nëntor 2025, 17:58 Nga DOSJA
Mblidhen për draftin e Kodit të ri Penal ministrat Lamallari e
Adea Pirdeni dhe Besfort Lamallari

TIRANË- Në Ministrinë e Drejtësisë është zhvillua tryeza e 16-të konsultative dhe ndërinstitucionale për draftin e Kodit të ri Penal. Fokusi i saj ishin veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga zyrtarët publikë ose në shërbim publik dhe kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit.

Në këtë takim ishin të parnishëm ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, kryetari i grupit të punës për Kodin e ri Penal, Arben Rakipi, etj.

Gjatë fjalës së tij Lamallari tha se në finale ne do të ketë një produkt shumë cilësor, i cili garanton përshtatjen me nevojat dhe evoluimin e jurisprudencës. 

“Ministria e Drejtësisë garanton një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Ne besojmë fort se në përfundim të kësaj faze të parë të konsultimit të gjerë, do të jetë mundësia e grupit të punës që të gjitha komentet e ardhura me shkrim apo gjatë këtyre tryezave të përpunohen dhe shqyrtohen me kujdes. Më pas do të jepet mundësia për një raund të dytë konsultimesh. Besoj fort se në finale ne do të kemi një produkt shumë cilësor, i cili garanton përshtatjen me nevojat dhe evoluimin e jurisprudencës, por duke harmonizuar këtë Kod të ri Penal me standardet më të mira ndërkombëtare dhe Acquis Communautaire të Bashkimit Europian”, tha ministri Lamallari.  

Ndërsa ministrja Adea Pirdeni gajtë fjalës së saj tha se Kodi i ri Penal duhet jetë në përputhje jo vetëm me standardet më të mira aktuale, vendore dhe europiane, por mbi të gjitha të garantojë që t’i përshtatet realitetit ligjor, social dhe ekonomik në Republikën e Shqipërisë.

“Kodi i ri Penal të jetë në përputhje jo vetëm me standardet më të mira aktuale, vendore dhe europiane, por mbi të gjitha të garantojë që t’i përshtatet realitetit ligjor, social dhe ekonomik në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër sesa të reflektohen në Kod ato fenomene të cilat janë sot prezente në shoqërinë tonë dhe punën e administratës publike dhe që kërkojnë një adresim të veçantë”, deklaroi ministrja Pirdeni./Dosja.al

besfort lamallari adea pirdeni kod i ri penal

Sondazh

Poll