Aktualitet

Operacioni i përbashkët i SPAK me Prokurorinë e Breshias/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve

Sipas SPAK, nga 24 personat me masa sigurie, 6 gjenden në Shqipëri dhe 3 të arrestuarit janë Llupi, Salla dhe Shehaj.

27 Nëntor 2025, 17:40 Nga E. D
Operacioni i përbashkët i SPAK me Prokurorinë e Breshias/
SPAK

TIRANË- Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë tre personat e arrestuar nga operacioni i përbashkët i SPAK dhe prokurorisë italiane. Sipas SPAK, nga 24 personat me masa sigurie, 6 gjenden në Shqipëri dhe 3 të arrestuarit janë Llupi, Salla dhe Shehaj.

Gjatë këtij operacioni u arrestua edhe oficeri i Policisë Gjyqësore Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se ka rrjedhur sekretet e hetimit tek trafikantët në këmbim të parave. Nga hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane u zbulua veprimtaria e grupit kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

SPAK thekson se ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.

Gjithashtu janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove./Dosja.al

asti llupi erald salla altin shehaj

Sondazh

Poll