Aktualitet

"Ka pasur kërcënim ndaj prokurorëve dhe institucionit"/ Debati publik për sekretin hetimor, Dumani: Duhet ruajtur, ashtu si të drejtat e palëve në proces

Dumani tha se transparenca dhe ruajtja e sekretit hetimor ndahen nga një vijë shumë e hollë, duke lënë të kuptohet se ndonjëherë edhe mund të jetë shkelur. 

27 Nëntor 2025, 15:54 Nga E. D
"Ka pasur kërcënim ndaj prokurorëve dhe institucionit"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për debatin publik që është hapur ditët e fundit, për ruajtjen e sekretit hetimor nga institucioni qendror i akuzës dhe rrjedhjen e informacioneve të caktuara në publik. Gjatë takimit informal me gazetarët, Dumani tha se transparenca dhe ruajtja e sekretit hetimor ndahen nga një vijë shumë e hollë, duke lënë të kuptohet se ndonjëherë edhe mund të jetë shkelur. Gjithashtu Kreu i SPAK u pyet nga gazetarët edhe për deklaratat se është kërcënuar dhe në Përgjigje, Dumani tha se ka pasur kërcënim ndaj prokurorëve dhe institucionit.

"E ndan një vijë shumë e hollë transparencën nga ruajtja e sekretit hetimor. Sekreti i hetimit dhe të drejtat e palëve në proces duhen ruajtur. Nuk ka qenë e lehtë puna, SPAK në vite ka arritur të krijojë besim te partnerët. Shumë çështje do doja t'i kisha bërë në muajin e dytë të punës, por çdo gjë do kohën e vet," tha Dumani./Dosja.al

altin dumani

Sondazh

Poll