Aktualitet

Trafikonin automjete të vjedhura nga Italia në Shqipëri/ Shpallen në kërkim dy persona, sekustrohen dy makina luksoze

Në kërkim është shapllur edhe një 40-vjeçar, i cili dyshohet për trafikimin e automjetit tip Benz GLC, si dhe për falsifikimin e dokumenteve dhe ndryshimin e numrit të shasisë së mjetit.

27 Nëntor 2025, 15:43 Nga E.d
Trafikonin automjete të vjedhura nga Italia në Shqipëri/ Shpallen
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka shpallur në kërkim dy persona, pasi trafikonin automjeteve të vjedhura nga Italia drejt Shqipërisë. Si rezultat i kësaj është shpallur në kërkim një 34-vjeçar, i cili dyshohet për trafikimin e automjetit tip Lynk&Co, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri.

Në kërkim është shapllur edhe një 40-vjeçar, i cili dyshohet për trafikimin e automjetit tip Benz GLC, si dhe për falsifikimin e dokumenteve dhe ndryshimin e numrit të shasisë së mjetit. Policia ka sekuestruar dy automjetet luksoze, Benz GLC dhe Lynk&Co, të prodhuara vitet e fundit, me një vlerë totale rreth 110 mijë euro. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur raste të tjera të mundshme të trafikimit të automjeteve, që mund të jenë kryer nga të njëjtët persona.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen Line”, i cili kishte në fokus goditjen e një rrjeti të trafikimit të automjeteve të vjedhura nga Italia drejt Shqipërisë. Si rezultat i hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale. Sipas DVP Tiranë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kishin siguruar informacione për dy automjete luksoze që qarkullonin në kryeqytet dhe që dyshohej se ishin trafikuar nga Italia. Pas organizimit të operacionit, u bë e mundur lokalizimi dhe sekuestrimi i mjeteve.

Në kërkim janë shpallur:

G. G., 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip Lynk&Co, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri. S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip Benz GLC, si dhe për falsifikimin e dokumenteve dhe ndryshimin e numrit të shasisë së mjetit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet luksoze, Benz GLC dhe Lynk&Co, të prodhuara vitet e fundit, me një vlerë totale rreth 110 mijë euro. Autoritetet bëjnë të ditur se, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të zbardhur raste të tjera të mundshme të trafikimit të automjeteve që mund të jenë kryer nga të njëjtët shtetas. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia itali automjete

Sondazh

Poll