Politike

Çfarë po "kurdiset" brenda PD? Salianji mbledh demokratët më të votuar në takim pa kamera në një hotel në kryeqytet, ja kush mori pjesë

Sipas burimeve të Dosja.al, qëllimi i takimit ishte dëgjimi i mendimeve dhe propozimeve për zgjidhjet në këtë gjendje politike, me fokus në rifreskimin e frymës dhe modelit organizativ të partisë.

27 Nëntor 2025, 14:58 Nga M.L
Çfarë po "kurdiset" brenda PD? Salianji mbledh
Selia Blu

TIRANA- Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë pasi sot është zhvilluar një tryezë diskutimi që zgjati rreth tre orë, e cila ka bashkuar më të votuarit e listave të hapura dhe kryesuesit e primareve të Partisë Demokratike. Sipas burimeve të Dosja.al, qëllimi i takimit ishte dëgjimi i mendimeve dhe propozimeve për zgjidhjet në këtë gjendje politike, me fokus në rifreskimin e frymës dhe modelit organizativ të partisë.

Diskutimet kanë përqendruar vëmendjen tek rikthimi i PD-së tek ADN-ja fituese, promovimi i meritokracisë, hapja ndaj bazës dhe besimi qytetar, si dhe parime të tjera që mund të fuqizojnë partinë. Burime nga brenda takimit pohojnë se nuk bëhej fjalë për çështje për media, por për një dialog të brendshëm mbi hapat jetikë për rifreskimin e strukturave dhe frymës organizative.

Në tryezë kanë marrë pjesë figura të njohura nga e gjithë Shqipëria, duke përfshirë: Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti, më i votuari në Tiranë, Hysen Kadiu, fitues i primareve në Tiranë Aulon Kalaja, më i votuari në listën e hapur të Durrësit, Gentian Cela, më i votuari i Qarkut Fier, Qani Xhafa, më i votuari i Qarkut Elbasan, Ted Kopliku, më i votuari i Qarkut Shkodër, Xhemal Gjunkshi, Qarku Diber, Alma Kore, më e votuara e Qarkut Gjirokastër, Parid Mahmutaj, më i votuari i Qarkut Berat, Nada Daullja, Qarku Vlorë.

Po ashtu, kanë qenë të pranishëm dhe një sërë kandidatësh të votuar dhe fitues të primareve nga qarqe të ndryshme.

Ky takim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rifreskimit të strukturës së partisë dhe forcimit të lidhjes me votuesit, duke dëgjuar zërin e fituesve të listave të hapura dhe kryesuesve të primareve./ Dosja.al

partia demokratike ervin salianji ilir alimehmeti gentian cela aulon kalaja ted kolliku alma kore parid mahmutaj xhemajl gjiknushi hysen kadiu

Sondazh

Poll