Politike

Berisha: Edi Rama dhe drejtuesit e drejtorisë së rrugëve, në dokumente figurojnë si organizatë kriminale, prokuroria të rivlerësojë akuzën

Gjatë një konference për mediat, Berisha  u shpreh se nëqoftëse hetimi dhe gjykata do ti kualifikonte, do të nderonte plotësisht ligjin.

27 Nëntor 2025, 13:30 Nga E.d
Berisha: Edi Rama dhe drejtuesit e drejtorisë së rrugëve, në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama dhe drejtuesit e drejtorisë së rrugëve, në dokumente figurojnë si organizatë kriminale. Gjatë një konference për mediat, Berisha  u shpreh se nëqoftëse hetimi dhe gjykata do ti kualifikonte, do të nderonte plotësisht ligjin. Kjo pasi, sipas tij kur 5-6 vetë bëhen bashkëautor në një vjedhje, apo në një krim, quhen organizatë kriminale.

"Unë i kam dëgjuar të gjitha variantet, por me sinqeritet nuk mund të them, ndonëse ju e dini skepticizmin tim dhe disa qëndrimeve ndaj disa elementëve të SKAP-it të partisë. Nuk mund të them se është ndikim ndërkombëtar apo është vendosmëri për të zbatuar ligjin në kushte kur Lubia, Ervisi dhe Edi Rama tregonin gjithçka të mbrapshtë që po bënin me mesazhet e tyre. Dhe në këto raste gjykatësi, prokurori, hetuesi, ose do humbiste çdo fytyrë dhe do i thoshte burgut hapu se, një ditë ato do të hetohen prap, ose do bënte këtë që bëri, zbatoi ligjin dhe e zbatoi me lehtësi.

E thashë edhe njëherë, unë insistoj dhe do të vij këtu para jush të ju faktoj se, ata kanë vepruar si organizatë kriminale. Edi Rama, Lubi Balluku dhe ato kryesorët e drejtorisë së rrugëve, do e shoh se çfarë funksionesh kanë, ato në dokumente figurojë organizatë kriminale. Dhe nëqoftëse hetimi, nëqoftëse gjykata do ti kualifikonte, do të nderonte plotësisht ligjin. Sepse në çdo rast tjetër, kur 5-6 vetë bëhen bashkëautor në një vjedhje, apo në një krim, quhen organizatë kriminale. Kurse këtu nuk u quajtën. Po të ishte kllaposur Edi Rama me Lubinë si drejtues të një organizate kriminale, do e shihnit se si shkonte zhvillimi." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita osbe-odihr

Sondazh

Poll