Politike

Berisha: Bashkëhajdutët Rama-Balluku po shesin si standard evropian përpjekjen e tyre për t’u mbrojtur nga vjedhjet e tmerrshme

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se në vendet e tjera ministrat të cilët jan nën hetim ikin vetë, nuk kanë nevojë të pezullohen. 

27 Nëntor 2025, 13:29 Nga E.d
Berisha: Bashkëhajdutët Rama-Balluku po shesin si standard evropian
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar sot se kryeministri Rama dhe ministrja Belinda Balluku po shesin si standard evropian përpjekjen e tyre për t’u mbrojtur nga vjedhjet e tmerrshme. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se në vendet e tjera ministrat të cilët janë nën hetim ikin vetë, nuk kanë nevojë të pezullohen. 

"Pra, siç e shihni, mbrojtja, nuk akt më të turpshëm se dy hajdutë sot në Gjykatën Kushtetuese, në një kohë kur ligji shqiptar, ligji evropian, praktika evropiane, është e tillë. Po ju mund të thoni vende të tjera. Po Gjermania? Nuk ndodh kurrë në Gjermani që të dalë një skandal dhe të mos japë dorëheqjen. Nuk ndodh ndonjëherë kjo. Nuk ka nevojë atje të pezullojë se ikin vetë. Nuk ndodh kjo në Suedi, në Austri, nuk ndodh kjo në këto vende.

Unë nuk njoh legjislacionin, po atje nuk ndodh, ndaj dhe nuk ka raste që të citohen. Për të mos cituar pastaj ligjin Severino që është ligj i jashtëzakonshëm. U ndala te këto për t’u faktuar shqiptarëve se janë të aftë të bëjnë dy bashkëhajdutë. Çfarë mashtrimesh. Se si u shesin përpjekjet e tmerrshme për të mbrojtur nga vjedhjet e tyre si standarde evropiane. Akti i turpshëm." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll