Politike

Kërkoi lirimin nga qelia! Gjykata e Lartë rrëzon Ilir Metën, lë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO

Ky vendim vjen pasi Meta kërkoi lirimin e tij nga qelia, ku ndodhet prej më shumë se një viti, gjatë hetimeve dhe procedimeve që lidhen me dosjen për të cilën po hetohet.

27 Nëntor 2025, 14:24 Nga M.L
Kërkoi lirimin nga qelia! Gjykata e Lartë rrëzon Ilir Metën,
Ilir Meta

TIRANA- Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-presidentit Ilir Meta, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin, datë 8 shtator 2025. Ky vendim vjen pasi Meta kërkoi lirimin e tij nga qelia, ku ndodhet prej më shumë se një viti, gjatë hetimeve dhe procedimeve që lidhen me dosjen për të cilën po hetohet.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./ Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll