Politike

"Balluku dhe Edi Rama nuk kapen me të drejtat që u janë cenuar", Berisha: Pezullimi nuk hyn kërkund në asnjë të drejtë

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se pezullimi nuk hyn në asnjë të drejtë dhe se nuk ka asnjë lidhje me imunitetin.

27 Nëntor 2025, 13:17 Nga E.d
"Balluku dhe Edi Rama nuk kapen me të drejtat që u janë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Belinda Balluku dhe Edi Rama nuk mund të kapen me të drejtat që janë cenuar. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se pezullimi nuk hyn në asnjë të drejtë dhe se nuk ka asnjë lidhje me imunitetin.

Lideri i opozitës kujtoi se në vitin 2012 kishte dërguar në parlament ligjin që hiqte çdo lloj mbrojtje deputetit. Në fund, Berisha tha se për rastin e tij gjykata vendosi në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe gjykimet e Gjykatës së Strasburgut.

"Për këtë arsye, neni 103/3, i jep ministrit mbrojtjen kushtetuese të nenit 73 të Kushtetutës dhe jo garanci që rrjedhin nga kodi i procedurës penale dhe që lidhen me zgjedhshmërinë e tyre si përfaqësues të popullit. Neni 245 i kodit të procedurës penale, dhe në radhë të parë i zbatueshëm për ekzekutivin, funksionarët publikë, edhe ky nuk mund të jetë i mirë për zyrtarë të dorës së dytë apo zyrtarët e lartë, por jo për ministrat se ndryshe do të quheshim ferma e derrave e George Oruellit ku derrat janë të barabartë, por disa janë më të barabartë. Sa për kujtesë, unë vetë kam argumentuar se detyrimi për paraqitje dhe heqja e të drejtës për të dalë jashtë shtetit janë kufizime të lirisë.Pra, si marrja e pasaportës, edhe detyrimi për paraqitje, këto janë kufizime të lirisë.

Dhe kur unë protestova, kur unë i kundërshtova, Gjykata Kushtetuese, qeveria, parlamenti mbrojti se ajo është masë e drejtë që buron nga kodi i procedurës penale dhe se deputeti nuk është i mbrojtur. Në atë kohë ua thashë, do kapni kokën me dorë, po le ta kapin, të shkulin kokë, hundë dhe vesh se e meritojnë. Sa për mua, unë rikujtoj këtu se në vitin 2012 kam dërguar në parlament ligjin që hiqte çdo lloj mbrojtje deputetit. Ndaj dhe unë në qoftë se bëra rekursin, e bëra në respekt të Kushtetutës dhe absolutisht të asnjë problemi personal të Sali Berishës. Por këta nuk kapen me të drejtat që janë cenuar, Lubi Balluku nuk lëviz dot, Lubi Balluku detyrohet të paraqitet, nuk ka rëndësi kjo. Pezullimi nuk hyn kërkund në asnjë të drejtë. Nuk ka asnjë lidhje me imunitetin, ka lidhje me hajdutët që përpiqen të mbrohen me çdo kusht si të mbyturit që përpiqen të kapen pas fijes së barit. Në fakt, në rastin tim gjykata vendosi ndryshe, por vendosi në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe gjykimet e Gjykatës së Strasburgut." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha belinda balluku edi rama

Sondazh

Poll