Politike

Mblidhet “Territorialja”/ Boçi: Reforma e parë dështoi. Mazniku: Mos bëni politikë

Ndërsa bashkëkryetari tjetër Arbjan Mazniku ka theksuar se në këtë komision nuk duhet që të futen në politikë por të bazohen në fakte dhe shifra.

27 Nëntor 2025, 12:28 Nga I.A
Mblidhet “Territorialja”/ Boçi: Reforma e parë
Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku

TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale është mbledhur mesditën e sotme. Që në nisje të Komisionit, bashkëkryetari Luçiano Boçi ka deklaruar se reforma e parë në vitin 2015 ka dështuar. Ai ka theksuar se aty janë për të bashkëpunuar jo për të qenë bashkë për një rezultat që mazhoranca ka parapërgatitur.

"Shqipëria po bëhet gati të hyjë në BE dhe duhen standarde dhe në nivel lokal. Ajo që na ka bërë bashkë nuk është në fakt BE por dështimi i reformës së 2015, që u kthye në një centralizim duke i hequr kompetenca pushtetit lokal dhe duke e çuar qeverisjen vendore në mos funksionim në disa territore. Kërkesa kryesore është më shumë bashki dhe më shumë shërbime. Pra një Reformë e re Territoriale. Jemi këtu për të bashkëpunuar, por jo për të qenë bashkë për një rezultat që mazhoranca ka parapërgatitur”, tha Boçi.

Ndërsa bashkëkryetari tjetër Arbjan Mazniku ka theksuar se në këtë komision nuk duhet që të futen në politikë por të bazohen në fakte dhe shifra. Ai ka theksuar se janë në një proces shumë aktiv në nivel qendror për integrimin në BEm ndaj dhe duhet një proces intensiv edhe në nivel lokal. 

"Do të mundohem të shmang gjithë kohës futjen e debatit të hullinë politike. Duhet të bazohemi në fakte dhe shifra. Bën sens që njerëzit të kenë opinione politike, por duhen parë shifrat dhe eksperienca në terren. Jemi në një proces shumë aktiv në nivel qendror për integrimin në BE, paralelisht na duhet një proces intensiv edhe në nivel lokal që bashkitë të jenë të forta e të afta të funksionojnë në nivel europian, të bëjnë projekte të tërheqin fonde. Të mos merremi sot me çështjen e numrit të bashkive por me kompetencat”, tha Mazniku./Dosja.al

luçiano boçi arbjan mazniku komisioni per reformen territoriale

Sondazh

Poll